Telegrafi

Manchester United bie në shtëpi nga Real Sociedad, ndeshjen e vendosi një gol

Manchester United është mposhtur në shtëpi me rezultat 1-0 ndaj Real Sociedad në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës

Ndeshjen e vendosi një gol nga pika e bardhë i Brais Mendes në minutën e 59-të.

“Djajtë u Kuqë” tentuan përmes disa rasteve ta gjejnë kornizën e portës, por pa sukses.

Vendasit e nisin me humbje kampanjën e sivjetme në këtë garë.

Kjo humbje te skuadra e Ten Hag erdhi pas katër fitoreve radhazi. /Telegrafi/