Site icon Telegrafi

Manchester United bie në fund, Tottenham merr pikë pas tri ndeshjesh

Tottenham dhe Man Utd barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 33-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi shumë mirë për Manchester Unitedin që shënoi që në minutën e shtatë me Jadon Sanchon që përfitoi nga asistimi i Marcus Rashford.

Rastet nuk u ndalën në pjesën e parë me Rashord që rrezikoi për Man Utd dhe Ivan Perisin për Tottenhamin.

Por goli i dytë erdhi në fundin e këtij fraksioni, kur Bruno Fernandes asistoi te Rashford që kësaj radhe nuk gaboi për të shënuar për 2-0.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi Tottenhamit, që hapi ndeshjen me golin e Pedro Porros për 2-1.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit në skenë doli Heung Min Son që shënoi për 2-2.

Rastet nuk munguan në minutat e fundit, por gola nuk kishte.

Man Utd mbetet në vendin e katërt me 60 pikë, ndërsa Tottenahm me 54 pikë është i pesti. /Telegrafi/

Exit mobile version