Manchester United ka shënuar fitore ndaj Nottingham Forest me rezultat 2-0 në kuadër të EFL Cup.
Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 6-të pas një solo aksioni të bukur të Marcus Rashford.
Anglezi mori topin në pjesën fushës së skuadrës së tij, pra 60 metra larg portës, kaloi disa lojtarë në krahun e djathtë dhe u fut në zonë për të shënuar për 1-0.
https://twitter.com/_blockpunks/status/1618364137867980800
Në minutën e 23-të, Nottingham shënoi me Morgan Gibbs-White, por goli u anulua me VAR për pozitë jashtë loje.
Të dy skuadrat kishin nga dy raste, por që nuk arritën të shënonin gol.
Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Wout Weghorst që shënoi për 2-0 pas një topi të kthyer.
🔴 Wout Weghorst, açılışı yaptıpic.twitter.com/w5zt6tO0g0
— Taktik Mania (@taktikmania) January 25, 2023
Pjesa e dytë ishte më e dobët, me më pak raste, me Nottinghamin që tentonte të kthehej në lojë.
Në minutën e 60-të ishte afër të shënonte, kur Brennan Johnson gjuajti drejt portës, por nuk qëlloi cakun.
Kjo fitore e afron Manchester Unitedin drejt finales së madh, pasi do të zhvillohet edhe një ndeshje kthyese ndaj Nottingham. /Telegrafi/