Manchester United ka kaluar në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.
Djajtë e Kuq kanë mposhtur me rezultat të thellë 5-0 Club Bruggen në ndeshjen kthyese.
Kësisoj pas 180 minutave të luajtura mes vete, United kalojnë tutje me rezultat të përgjithshëm 6-1.
Mesfushori brazilian Fred ishte më meritori për këtë fitore falë dy golave dhe një asistimi, duke marrë edhe notën më të lartë në ndeshje.
Te United me nota të larta u dalluan edhe McTominay, Juan Mata, Bruno Fernandes e Odion Ighalo.
Ndërkohë nota më e ulët në këtë takim shkoi për mbrojtësin mysafir Deli. /Telegrafi/