Manchester United ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Djajtë e Kuq kanë mposhtur Norwich Cityn me rezultat të ngushtë 3-2, falë një paraqitje spektakolare të Cristiano Ronaldos.
Ylli portugez kompletoi het-trickun në këtë takim, ku goli i tretë ishte i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.
Pikërisht Cristiano Ronaldo ishte futbollisti me notën më të lartë në ndeshje 9,7, derisa notë të mirë morën edhe Anthony Elanga, Jadon Sancho e Paul Pogba.
Tek mysafirët nota më e dobët shkoi për mbrojtësin Ben Gibson, derisa Milot Rashica u vlerësua me notën 6,2. /Telegrafi/