Telegrafi

Manchester United 1-0 Bournemouth: Notat e lojtarëve, më i miri De Gea

Manchester United i është rikthyer fitoreve në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq para shikuesve të vetë kanë triumfuar kundër skuadrës së Bournemouth me rezultat 2-0.

Tashmë kanë dal vlerësimet e para për lojtarët e të dyja skuadrave, ku më i miri ishte i Unitedit.

David de Gea po kalon nëpër periudhë të mirë në këtë sezon dhe në këtë takim u vlerësua me notën 7.9.

Më i dobëti ishte Afobe i Bournemouthit, i cili u vlerësua me notën gjashtë.

Pas kësaj, United zë pozitën e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 38 pikë ndërsa mysafirët mbeten në vendin e 14 me 16 pikë. /Telegrafi/