Telegrafi

Manchester City vazhdon me fitore, mposht Evertonin e Ancelottit

Pamje nga ndeshja (Foto: Clive Brunskill/Getty Images)

Manchester City ka arritur të shënojë fitore në shtëpi ndaj Evertonin me rezultat 2-1.

Ndeshja doli të jetë e fortë dhe u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë, pasi pjsa e parë nuk solli gola.

Me të filluar pjesa e dytë Gabirel Jesus shënoi dy herë. Fillimisht ai e tundi rrjetën në minutën e 51-të për 1-0.

Gabriel Jesus (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Pas shtatë minutash i njëjti shënoi edhe një herë për 2-0.

Por ndeshjen interesante e bëri goli i Richarlison që shënoi në minutën e 71-të për 2-1.

Richarlison (Foto: Clive Brunskill/Getty Images)

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Manchester City arriti t’i marr tri pikë, që e mbajnë në vendin e tretë me 44 pikë. /Telegrafi/