Telegrafi

Manchester City u kthen tifozëve paratë e biletave për ndeshjet që nuk mund t’i shikojnë në stadium

Manchester City u ka bërë me dije tifozëve se do t’u kthehen paratë e biletave që kanë paguar për t’i parë ndeshjet në Etihad Stadium.

Coronavirusi nga mesi i muajit maj përjashtojë futbollin në Ligën Premier, derisa tani janë bërë planet korrekte që sporti më i shikuar në botë të rikthehet.

Më 12 qershor pritet të rifillojë liga angleze, derisa 92 ndeshjet e mbetura do të zhvillohen mbrapa dyerve të mbyllura.

(Photo by Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Qeveria e Anglisë nuk dëshiron që pandemia botërore të shpërndahet më shumë, andaj ka publikuar një protokoll prej 50 faqesh.

Aty thuhet se tifozët nuk do të lejohen të futen në stadium, derisa Citizens kanë marrë vendim që paratë e biletave të paguar nga përkrahësit e tyre, t’u kthehen menjëherë.

Një veprim të tillë pritet të ndjekin edhe klubet e tjera nga Liga Premier, pasi tifozët nuk do të mund të jenë prezent për të shikuar ndeshje e skuadrave të tyre në stadium. /Telegrafi/