Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) pritet të shpallë vendimin e saj për ankesën e Manchester Cityt kundër ndalimit të tyre dy vjeçar në garat evropian në gjysmën e parë të muajit korrikut.
Juristët që janë të lidhur me rastin ishin në diskutim në një seancë dëgjimore tre-ditore, e cila përfundoi të mërkurën.
Seanca dëgjimore u zhvillua me video-konferencë.
“Të dy palët shprehën kënaqësinë e tyre në lidhje me zhvillimin e procedurës”, ka thënë CAS për media.
Por si erdhi rasti deri këtu. Më 14 shkurt, Organi i Kontrollit Financiar për Klube në UEFA (CFCB), dënoi Cityn me dy vite mos prezencë në garat evropiane dhe gjobiti klubin me 30 milionë euro pasi u vendos se kishin kryer “shkelje serioze” të rregullave të Fair Play Financiar të Financave (FFP) të UEFA-s mes viteve 2012 -2016.
Sipas CFCB, drejtuesit e Manchester Ctyt nuk kishin bashkëpunuar në hetim.
City paraqiti ankesën e tyre më 26 shkurt, me shefin ekzekutiv Ferran Soriano që kishte thënë se është “thjesht jo e vërtetë” që ata kanë shkelur rregullat. /Telegrafi/