Telegrafi

Manchester City triumfon me rezultat bindës ndaj Evertonit

Manchester City ka triumfuar 3-0 në udhëtim te Evertoni ën kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.

Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 37-të, kur Riyad Mahrez asistoi te Ilkay Gudogan.

Kaluan vetëm dy minuta nga goli i parë, dhe kampioni në fuqi e shënoi edhe të dytin, tani përmes Erlin Haaland, ndërsa Gudogan ishte asistuesi.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga Citizens, derisa shënuan edhe të tretin.

Ishte sërish Gundogan, ai që realizoi për 3-0 në minutën e 51-të, ndërsa ishte goli i tij i dytë personal.

Pas javës së 36-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 85 pikë, katër më shumë se Arsenali, ndërsa në xhiron e 37-të do të takohen me Chelsean. /Telegrafi/