Telegrafi

Manchester City shumë i fortë për Evertonin

Manchester City ka arritur të shënojë fitore ndaj Evertonit si mysafirë me rezultat 3-1 në ndeshjen e mbetur të javës së 16-të të Ligës Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas po vazhdon të marshojë drejt titullit kampion, duke mos njohur rival në kampionat.

Phil Foden e hapi takimin kur shënoi në minutën e 32-të të takimit.

Por Evertoni u kundërpërgjigj pas pesë minutash kur Richarlison shënoi nga afër për 1-1, por kjo ishte e gjitha çfarë mund të bënë.

Kjo pasi City shënoi dy herë në pjesën e dytë për të siguruar fitoren.

Fillimisht në minutën e 63-të shënoi Riyad Mahrez për 2-1.

https://www.youtube.com/watch?v=15WYMYKzPpg

Ndeshja u mbyll në minutën e 77-të kur Bernado Silva shënoi për 3-1.

Me këtë fitore Manchester City ka 56 pikë, apo dhjetë më shumë se Manchester United dhe Leicester që janë në ndjekje të tyre. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore