Zyrtarisht Manchester City është kampion i Ligës Premier, që është titulli i tretë në katër vitet e fundit.
Humbja e Manchester United ndaj Leicester të martën me rezultat 2-1, bëri që pas 35 ndeshjeve, Manchester City të shpallet kampion.
Qytetarët kanë 80 pikë, dhjetë më shumë se rivali i qytetit që do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje, por nuk do të mund ta arrinte
𝘾𝙃𝘼𝙈𝙋𝙄𝙊𝙉𝙎 🏆
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/5T678GGPnO
— Manchester City (@ManCity) May 11, 2021
Ky sukses i madh vjen pas suksesit tjetër, ku skuadra e Pep Guardiolas është finalist në Ligën e Kampionëve, pasi e mposhti në gjysmëfinale PSG-në.
Që nga disfata ndaj Tottenham në fund të nëntorit, City ka fituar 22 dhe kemi barazuar në dy nga 27 ndeshjet e fundit të kampionatit duke treguar një formë të jashtëzakonshme.
Join us for live reaction as we toast the 𝐜𝐡𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧𝐬! 🏆
Send your thoughts into the studio using #WNRH to get involved 💬
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re https://t.co/yzHgcfC357
— Manchester City (@ManCity) May 11, 2021
Manchester City ka fituar 10 nga 15 trofetë e fundit në Angli, aty ku merr pjesë. /Telegrafi/