Telegrafi

Manchester City rrezikon seriozisht përjashtimin nga Liga e Kampionëve

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 01: Raheem Sterling of Manchester City celebrates with teammates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Manchester City and AFC Bournemouth at Etihad Stadium on December 1, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Manchester City është në telashe serioze, pasi sipas ‘Times’, klubi anglez është shumë pranë përjashtimin nga Liga e Kampionëve.

UEFA po përmbyll hetimet që ka nisur prej kohësh në kuadër të respektimit të rregullave të Fair Play-it Financiar, ku ka gjetur prova të thyerjes së këtyre rregullave nga klubi anglez, gjë që e kishte zbuluar Football Leaks.

Nëse konfirmohet zyrtarisht shkelja e rregullave financiare, automatikisht Manchester City përjashtohen nga çdo garë e organizuar nga UEFA.

Manchester City . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Kjo do të fillojë nga sezoni i ardhshëm.

Sikurse është zbuluar në dosjet e publikuara nga Football Leaks, në vitin 2014 drejtuesit e City-t kanë kryer manovra financiare duke thyer rregullat e Fair Play Financiarit, pikërisht për të shmangur përjashtimin nga kupat e Evropës.

Për këto veprime UEFA ka kryer një hetim të thelluar, për ta qartësuar situatën.

Liga e Kampionëve

Hetuesit e UEFA-s së shpejti do të dalin me një qëndrim përfundimtar, duke rekomanduar edhe masat që duhen marrë ndaj klubit.

Në Angli shkruajnë se Manchester City duhet të jetë i përgatitur që sezonin 2019-2020, ta mendoj pa Ligën e Kampionëve. Në situatë të njëjtë është edhe PSG, që i ka bërë të njëjtat gjëra me financa.  /Telegrafi/