Manchester City është në telashe serioze, pasi sipas ‘Times’, klubi anglez është shumë pranë përjashtimin nga Liga e Kampionëve.
UEFA po përmbyll hetimet që ka nisur prej kohësh në kuadër të respektimit të rregullave të Fair Play-it Financiar, ku ka gjetur prova të thyerjes së këtyre rregullave nga klubi anglez, gjë që e kishte zbuluar Football Leaks.
Nëse konfirmohet zyrtarisht shkelja e rregullave financiare, automatikisht Manchester City përjashtohen nga çdo garë e organizuar nga UEFA.
Kjo do të fillojë nga sezoni i ardhshëm.
Sikurse është zbuluar në dosjet e publikuara nga Football Leaks, në vitin 2014 drejtuesit e City-t kanë kryer manovra financiare duke thyer rregullat e Fair Play Financiarit, pikërisht për të shmangur përjashtimin nga kupat e Evropës.
Për këto veprime UEFA ka kryer një hetim të thelluar, për ta qartësuar situatën.
Hetuesit e UEFA-s së shpejti do të dalin me një qëndrim përfundimtar, duke rekomanduar edhe masat që duhen marrë ndaj klubit.
Në Angli shkruajnë se Manchester City duhet të jetë i përgatitur që sezonin 2019-2020, ta mendoj pa Ligën e Kampionëve. Në situatë të njëjtë është edhe PSG, që i ka bërë të njëjtat gjëra me financa. /Telegrafi/