Manchester City mund t’i humbë disa pikë në këtë sezon, madje mund të bije edhe nga liga, shkaku i dënimit dyvjeçar.
Citiznes u shpallën fajtor nga UEFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar dhe mashtrim mbi transferimin e lojtarëve, duke i dënuar me dy vite ndalesë në garat evropiane dhe një gjobë prej 30 milionë eurosh.
Gjatë periudhës 2012-2016, Kampioni i Ligës premier kishte thënë se në transferimet e tyre kishin ndihmuar edhe sponsorët, mirëpo në fund doli të ishte se kompanitë e lidhura me pronarin e klubit e kishin bërë një gjë të tillë.
The Indepedent tani raporton se se Manchester City mund të bije në Championship, në rast se gjenden akuza të tjera në lidhje me transferimet e bëra gjatë këtyre katër viteve.
Një gjë e tillë vështirë mund të ndodhë, mirëpo shihet si opsion nëse City nuk e vërteton se ata nuk kanë bërë shkelje në transferimet e tjera.
Klubi anglez ka bërë të ditur se do ta apelojë atë vendin të UEFA-s, por nëse nuk arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë, do t’u mbetet dënimi për sezonin 2020/21 dhe 2021/22. /Telegrafi/