Telegrafi

Manchester City rrezikon gjobë prej 16 milionë eurove faji i Nasrit

Nasri te Sevilla

Manchester City rrezikon një gjobë të majme nga UEFA dhe shkak për këtë është bërë ish-mesfushori Samir Nasri, aktualisht pjesë e Sevillas.

Francezi ka thyer rregulloren për kontrollet antidoping në periudhën kur luante për qytetarët.

UEFA ka nisur një hetim për këtë çështje.

Në rast se mesfushori shpallet fajtor, atëherë Manchester City mund të gjobitet me rreth 16 milionë euro.

Nastri nuk bën pjesë më në planet e Cityt dhe ishte huazuar te Sevilla. /Telegrafi/