Site icon Telegrafi

Manchester City pranon ofertë huazuese për Haalandin nga klubi anglez

Manchester City ka marrë një ofertë huazuese 28-ditore për shërbimet e Erling Haalandit.

22-vjeçari iu bashkua kampionit në fuqi të Ligës Premier nga Borussia Dortmund në verë, duke bërë një start të mrekullueshëm në Angli.

Haaland ka shënuar 23 gola në të gjitha garat tashmë me Cityn aktualisht që renditet i dyti në tabelën e elitës së futbollit anglez.

Futbolli nëpër ligat kryesore aktualisht është në pauzë me Kupën e Botës vetëm gjashtë ditë larg fillimit. Haaland nuk do të jetë në turne pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej, që do të thotë se ai do të jetë jashtë fushës për një muaj.

Kategoria e shtatë Ashton United ka parë një mundësi dhe ka vendosur të provojë fatin e tyre.

Trajneri Michael Clegg shpjegoi: “Kjo thjesht ka kuptim. City nuk po luan dhe ne duam të ndihmojmë duke e mbajtur Erlingun në formë, ka më shumë kuptim sesa ai të luajë golf për gjashtë javë”.

“Ne mendojmë se ai do të jetë i përshtatshëm për ne dhe do të përshtatet me dinamikën e skuadrës sonë shumë mirë”.

Ashton United ka shënuar vetëm 23 gola gjatë këtij sezoni dhe ndodhet në vendin e 11-të në tabelë.

Është e sigurt të thuhet se Haaland do të kishte një ndikim masiv në stadiumin “Hurst Cross” nëse do të përfundonte huazimi.

City ende nuk i është përgjigjur ofertës. Shanset që ata të pranojnë janë të pakta, por nëse nuk tenton, nuk ia del.

Skuadra e Pep Guardiolas pësoi një humbje 2-1 kundër Brentfordit të shtunën, e dyta e tyre në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version