Telegrafi

Manchester City pëson humbje nga Manchester United, por kalon në finale të Kupës EFL

Pamje nga ndeshja (Foto: Shaun Botterill/Getty Images)

Manchester City ka pësuar humbje në derbin lokal ndaj Manchester United me rezultat 1-0, por ka kaluar në finale të Kupës EFL.

Qytetarët kanë kaluar në finale pasi në ndeshjen e parë kishin fituar 3-1, ndërsa aty do të takohen me Aston Villën.

Qytetarët e nisën takimin fuqishëm, duke radhitur disa raste që në start. Sergio Aguero, Riyad Mahrez dhe Raheem Sterling kishin raste të mira, por nuk arritën ta gjenin portë.

Sergio Aguero. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Aguero kishte rast të mirë edhe në minutën e 17-të, por De Gea ishte në formë të mirë.

Kur pritej goli i Cityt, ndodhi e kundërta. Nemanja Matic pas një topi të kthyer gjuajti bukur me volej për të shënuar për 1-0.

 

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë. City u munda ta barazojë rezultatin, duke pasur disa raste të mira.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

United mbeti me 10 lojtarë, pasi që Matic u ndëshkuar dy herë me katonë të verdhë.

Deri në fund nuk kishte më gola, pot humbja doli të jetë e ëmbël për Cityn. /Telegrafi/