Site icon Telegrafi

Manchester City më në fund kthehet te fitorja – mposht bindshëm Nottinhamin

Manchester City ka arritur të shënojë fitore ndaj Nottingham me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier, duke u kthyer te fitorja pas katër humbjeve.

Qytetarët e nisën shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar që në start me Erling Haaland, por norvegjezi nuk ia arriti të shënojë.

Në minutën e tetë u zhbllokua ndeshja, kur Kevin de Bruyne asistoi te Bernardo Silva, i cili shënoi për 1-0.

Pas shumë rasteve, në minutën e 31-të, Man City gjeti golin e dytë, ku kësaj radhe ishte De Bruyne që arriti të shënojë për 2-0.

Në fillimet e pjesës së dytë, Man City vetëm se hipotekoi fitoren, edhe pse i ka ndodhur shumë shpesh këtë sezon që të pranonin gola në fund të takimit.

Zhvillohej minuta e 57-të, ku Jeremy Doku arriti të gjejë rrjetën për 3-0.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Man City u kthye te fitorja pas katër humbjesh radhazi në kampionat.

Akualisht Man City mban vendin e katërt në renditje me 26 pikë, ndërsa Nottingam është i shtati me 22 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version