Manchester City ka barazuar si mysafir i Nottigham me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.
Ndeshja nisi me të dy skuadrat që nuk kishin shumë raste, me qytetarët që kërkonin më shumë në fazën e sulmit.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 41-të, kur Bernardo Silva shënoi gol bukur për 1-0.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1626970543852232707
Edhe pjesën e dytë City rrezikoi disa herë, me Phil FOde dhe Erling Haaland, por që nuk ishin të saktë.
Në rastin e parë të vërtet, Nottigham shënuan, kur Chris Ëood ishte i saktë në minutën e 84-të për 1-1.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1626985793838358529
Pas rishikimit të VAR, goli u pranua dhe vendasit festuan me të drejtë.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe ku barazim e mban në vendin e dytë me 52 pikë, ndërsa Nottigham ka 24 pikë. /Telegrafi/