Manchester City pasi e kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Bristol Cityt (2-1), e fitoi edhe ndeshjen e dytë me rezultat 3-2.
‘Qytetarët’ kanë prekur finalen e Carabao Cup me rezultat të përgjithshëm 5-3.
Oleksandr Zinchenko i Manchester Cityt pati rastin e parë të mirë, por që nuk qëlloi portën.
Rastin tjetër e kishte Bernardo Silva i Manchester Cityt në minutën e 42-të kur gjuajti bukur, por portieri Luke Steele e shpëtoi golin.
Një miut më vonë Steele nuk kishte se çfarë të bënte kur Leroy Sane shënoi për 1-0.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Cityn, pasi Sergio Aguero shënoi për 2-0 një gol të bukur.
Vendasit e ngushtuan fillimisht epërsinë me Marlon Pack në minuan e 64-të për 2-1.
Në minuan e pestë shtesë u barazua rezultat në 2-2 me golin e Aden Flint.
De Bruyne megjithatë shënoi për 3-2 pas vetëm një minute.
Manchester City pret në finale njërën mes Arsenalit dhe Chelsat, që do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes tyre. /Telegrafi/
https://twitter.com/solo_vale_ganar/status/955903506128494592
https://twitter.com/CY_LEGACY_/status/955915361274150912
Great fan view of the Marlon Pack goal…#BRCvMCY
(🎥: @BcfcPitbull)pic.twitter.com/Mt8y8vw66C
— BenchWarmers (@BeWarmers) January 23, 2018