Telegrafi

Manchester City mposht Newcastlen, Torres shënon het-trik

Newcastle dhe Manchester City janë ndeshur në kuadër të xhiros së 36-të të Ligës Premier, ku qytetarët kanë shënuar fitore me rezultat 4-3.

City në fakt u gjend në disavantazh ku më pas arriti të rikthehej.

Krafth i dha avantazhin Newcastle në min 25’, por City reagoi mirë me dy gola të shënuara nga Cancelo 39’ dhe Ferran Torres 42’.

Joelinton shënoi në fund nga penalltia për 2-2, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, u akordua penalti për Newcastle. Willock dështoi të shënojë nga pika e bardhë, por shënoi në tentimin e dytë në minutën 62’ për të barazuar rezultatin.

Megjithatë, Ferran Torres ishte në formë dhe i siguroi fitoren skuadrës së tij.

Torres shënoi edhe dy gola të tjera për të kompletuar het-trikun e tij në minutat 64’ dhe 66’.

Kampioni e mbylli ndeshjen me fitore, duke shkuar në kuotën e 83 pikëve./ Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore