Telegrafi

Manchester City merr fitore me lehtësi ndaj Luton Town

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Luton Town me rezultat 5-1 në kuadër të javës së 32-të të Ligës Premier.

Qytetarët e nisën furishëm ndeshjen, duke arritur të gjejnë rrjetën që në minutën e dytë, kur Daiki Hashika shënoi në portën e tij për 1-0.

Pas golit, Man City kishte një mori rastesh para portës së Luton, por që në pjesën e parë nuk arriti më të shënonte.

Për ta parë golin e dytë në këtë ndeshje, u desh të pritej minuta e 64-të, kur Mateo Kovacic shënoi për 2-0.

https://twitter.com/tekkersfoot/status/1779169131587141851

Rezultatin në 3-0 e dërgoi Erlign Haalan që shënoi nga pika e bardhë.

https://twitter.com/tekkersfoot/status/1779171715400003783

Luton shënoi golin e nderit në minutën e 81-të me Ross Barkleyn, që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e vendasve.

https://twitter.com/tekkersfoot/status/1779173534511542747

Për të mbyllur ndeshjen u kujdesën Jeremy Doku që shënoi në minutën e 87-të për 4-1 dhe Josko Gvardiol disa minuta më pas.

Manchester City me këtë fitore ngjitet në vendin e parë përkohësisht me 73 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe Liverpooli që kanë nga një ndeshje më pak. /Telegraf/

Standings provided by Sofascore