Site icon Telegrafi

Manchester City ‘kompleton’ transferimin e rremë të Odegaardit në një njoftim të rrejshëm

Real Sociedad njoftoi pak çaste më parë se Martin Odegaard ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn.

Skuadra spanjolle duket se është lodhur nga spekulimet e mediave evropiane dhe ka dashur të bëjë një lojë me ta.

Sociedadi lëshoi njoftim zyrtar se Odegaard ka kaluar te City në formë të huazimit deri në fund të këtij sezoni.

Për më shumë, ata e falënderuar edhe lojtarin për kontributin e thënë në skuadër, por që në fund doli të jetë njoftim i rrejshëm.

Norvegjezi është pjesë e rëndësishme e skuadrës spanjolle dhe ata u detyruan të bënin këtë njoftim ‘fake’ në mënyrë që t’u bëjnë me dije mediave, sidomos atyre spanjolle se lojtari nuk kalon te City apo te ndonjë skuadër tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version