Manchester City ka fituar si mysafirë i Leicester vetëm pas penalltive pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1-1 në Carabao Cup, duke kaluar në gjysmëfinale.
Dhe pse mysafir dhe me disa lojtarë që ishin pushuar nga Pep Guardiola, City filloi të sulmojë nga fillimi.
Ilkay Gundogan ishte i pari që rrezikoi në minutën e 15-të, por pa sukses.
Gjermani pas pak minutash asistoi për Bernardo Silvan, i cili arriti të shënojë për 1-0.
Leicester pari rast të mirë në minutën e 34-të, kur Kelechi Iheanacho gjuajti bukur, por më bukur priti Claudio Bravo.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë edhe pse u prit të jetë më e zjarrtë, kjo nuk ndodhi deri në fund të ndeshjes.
Të dy skuadrat kishin rastet e veta, por Leicester fitoi penallti në kohën shtesë.
Jemie Vardy ishte i saktë nga pika e bardhë duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Pas dy pjesëve nga 15 minuta nuk kishte gola, dhe penalltitë vendosë fituesin. City nuk gaboi në asnjë penallti, ndërsa Leicester në dy.
Pas kësaj fitoreje, Manchester City kaloi në gjysmëfinale të kësaj gare. /Telegrafi/
Bernardo Silva's goal vs Leicester. Assist from Gundogan. 1-0! https://t.co/yPW5iMXYhQ
— Man City Info (@ManCitylnfo) December 19, 2017