Manchester City ka triumfuar 5-0 ndaj Necastle United në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 19 minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi përmes Raheem Sterling, që u asistua prej Joao Cancelos.
Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe të dytin, tani me anë të Aymeric Laportës (38’).
HALF-TIME | Ahead at the break!
🔵 2-0 ⚫️ #ManCity pic.twitter.com/OotcGWt7m6
— Manchester City (@ManCity) May 8, 2022
Me këto dy gola, City shkoi në pushimin mes pjesë, për ta dominuar më pas edhe pjesën e dytë.
Ishte minuta e 61-të e takimit, kur Kevin de Bruyne e gjeti Rodrin, që realizoi për 3-0.
Kampioni në fuqi nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të katërtin, tani përmes Phil Foden, që u asistua prej Oleksandr Zinchenkos (90+1).
PHIL FODENNNN!
🔵 4-0 ⚫️ #ManCity pic.twitter.com/ZzERn6Jdpk
— Manchester City (@ManCity) May 8, 2022
dy minuta me vonë, Raheem Sterling shënoi edhe të dytin personal dhe të pestin për skuadrën e tij, me një shërbim prej Jack Grealish.
Pas javës së 35-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 86 pikë, tri më shumë se Liverpooli, ndërsa në xhiron e 36-të do të takohen me Wolvesin. /Telegrafi/