Manchester City ka triumfuar 5-0 përballë Sparta Pragës në kuadër të rrethit të tretë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.
Ishte minuta e tretë kur Phil Foden realizoi për 1-0 me një asistim të Manuel Akanjit.
Ky ishte goli i vetëm në 45 minutat e parë, ndërsa në të dytën u shënuan tri gola të tjera.
Erling Haaland e dyfishoi rezultatin për Citizens në minutën e 58-të, kur u asistua prej Savinhos.
Radha për të shënuar ishte për John Stones (64’), kur u asistua prej Matheues Nunes.
Katër minuta më vonë, Haaland realizoi të dytin personal dhe të katërtin për Cityn, ndërsa po ashtu Nunes realizoi asistimin e dytë.
Fitoren e kampionit të Ligës Premier e vulosi Nunes (87′), që realizoi nga penalltia për 5-0.
Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani dhe Qazim Laçi, ishin po ashtu pjesë e ndeshjes, por që nuk arritën të tregonin shumë.
Manchester City ka shkuar në kuotën e shtatë pikëve, ndërsa në xhiron e katërt takohen me Sporting Lisbonën. /Telegrafi/