Manchester City ka shënuar fitore në sekondat e fundit në kuadër të xhiros së 14 të Ligës Premier.
Citizens arritën të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Southamptonit me rezultat 2-1.
Te besuarit e trajnerit Pep Guardiola në pjesën e parë nuk arritën të shënojnë gol ani pse patën disa raste.
Sergio Aguero dhe Ilkay Gundogan kishin gjysmëraste për shënim, por të cilat i shpërdoruan në 45 minutshin e parë.
Por, në pjesën e dytë vendasit nuk u ndalën së sulmuari portën e mysafirëve dhe një herë arritën edhe ta mposhtin.
Me të filluar pjesa e dytë, Kevin de Bryune shënoi gol, i cili u mendua se do ta bënte më të lehtë lojën në vazhdim të ‘sheikëve’.
Kështu nuk menduan edhe mysafirët të cilët shënuan golin e barazimit pas një aksioni mjaft të bukur.
Oriol Romeu realizoi gol 15 minuta para përfundimit të takimit pasi mori një pasim të saktë nga ana e Sofiane Boufalit.
Megjithatë kur pritej edhe vërshëllima e fundit të gjyqtarit, Citizens shënuan golin e fitores edhe të tre pikëve të reja.
Raheem Sterling realizoi gol në minutën e gjashtë të kohës shtesë pasi mori një pasim të saktë nga belgu De Bryune, i cili doli të jetë edhe i fitores së Cityt.
Pas kësaj, Citizens mbeten në pozitën e parë me 40 pikë ndërsa Southampton zë vendin e 11 me 15 sosh. /Telegrafi/
https://youtu.be/x6KhvUdqfmA
https://youtu.be/Z69eLnaTmuY