Manchester City e ka mposhtur Southamphtonin me rezultat 3-1 në kuadër të Kupës EFL.
Në këtë ndeshje Pep Guardiola kishte pushuar disa nga lojtarët kryesorë, por edhe ata që luajtën nuk është se nuk janë yje.
Serinë e golave e nisi Nicolas Otamendi i cili shënoi në minutën e 20-të.
Pjesën e parë e mbylli Sergio Aguero që shënoi në minutën e 38-të për 2-0.
Ka qenë Aguero që ka shënuar edhe në pjesën e dytë për 3-0, duke e mbyllur dilemën e fituesit në këtë ndeshje.
Krejt çka mundi të bëjë Southamphtoni ishte goli i Jack Stephens për 3-1.
Manchester City kalon në raundin tjetër dhe pret shortin për ta mësuar kundërshtarin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=S7zET5wkI_M
https://www.youtube.com/watch?v=ikfbbG3Z2UA
https://www.youtube.com/watch?v=PI0lMd-GqY0