Manchester City ka fituar 1-0 ndaj Leicesteri në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.
Pjes e parë përfundoi pa gola, derisa që të dy skuadrat nuk arritën të krijonin raste serioze.
Në 45 minutat e dytë, Kevind de Bruyne ia doli të zhbllokonte sfidën për me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 49-të.
UNREAL!!!
🦊 0-1 🐝 #ManCity pic.twitter.com/jgju4v25Wx
— Manchester City (@ManCity) October 29, 2022
Youri Tielemans (54’) më pas lëshoi një rast të artë për Dhelprat, me Edersonin që bëri një pritje brilante.
Në minutat në vazhdim, kampioni në fuqi po e ruante rezultatin dhe tentonte të përfitonte nga gabimet, derisa vendasit synon ta merrnin së paku një pikë.
Into the final few minutes here at the King Power ⏳
🦊 0-1 🐝 #ManCity pic.twitter.com/ukpD8Mv4E5
— Manchester City (@ManCity) October 29, 2022
Citizens ia dolën të ruanin këtë epërsi minimale, për ta kaluar Arsenalin në renditje.
Pas javës së 14-të, Manchester City është në vendin e parë me 29 pikë, një më shumë se Topçinjtë që kanë një ndeshje më pak, gjersa në xhiron e 15-të do të takohen me Fulhamin. /Telegrafi/