Telegrafi

Manchester City – Brighton, formacionet zyrtare

Manchester City dhe Brightoni kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Ndeshja që zhvillohet në ‘Etihad Stadium’ do të fillojë nga ora 16:00, ndërsa Citizens shihen si favorit apsolut në letër.

Në këtë takim, skuadra nga qyteti i Manchesterit do të jetë pa lojtarët si, Benjamin Mendy dhe Leroy Sane që janë të lënduar.

Nga ana tjetër, Brightoni nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Florin Andone, Jose Izquierdo dhe Ezequiel Schelotto.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Otamendi, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, D Silva (C), Sterling, Mahrez, Aguero.

Formacioni startues i Brightonit: Ryan, Burn, Dunk, Webster, Montoya, Propper, Stephens, Bernardo, March, Maupay, Trossard. /Telegrafi/