Telegrafi

Manchester City bëhet skuadra e parë që arrin shifrën e 100 golave brenda këtij sezoni

HUDDERSFIELD, ENGLAND - JANUARY 20: Manchester City manager Josep Guardiola with his backroom staff Mikel Arteta, Rodolfo Borrell and Carles Planchart during the Premier League match between Huddersfield Town and Manchester City at John Smith's Stadium on January 20, 2019 in Huddersfield, United Kingdom. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Me tre gola të shënuar në fitoren e tyre të fundit ndaj Huddersfield Toën, Manchester City është bërë skuadra e parë në pesë ligat më të mira të Evropës që arriti t’i shënojë 100 gola për sezonin.

Dy humbje në muajin dhjetor nga djelmoshat e Pep Guardiolas bën që ta humbin epërsinë në ligë ndaj Liverpool , që aktualisht janë katër pikë para.

Megjithatë, City ka befasuar që nga këto humbje, kundër Crystal Palace dhe Leicester City , duke shënuar pasta 22 gola në katër ndeshjet e fundit.

Golat e shënuara nga skuadra në të gjitha garat (Foto: Marca)

Gola e Danilos kundër Huddersfield , e arriti shifrën e 100 golave, ndërsa pastaj shënuan edhe Raheem Sterling dhe Leroy Sane.

Paris Saint-Germain janë rivalët më të afërt të Cityt me 90 gola, ndërsa Barcelona është e treta me 78.

Lexo po ashtu Njëzet skuadrat më të shtrenjta në Evropë - Man City lë pas Real Madridin, PSG-në e Juventusin

102 golat kanë ardhur nga 17 lojtarë të ndryshëm.

Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus kanë nga 14 secili, pasuar nga Sterling (12) dhe Sane (11).

Golat e lojtarëve

City i Guardiolas do të mundohet ta thejë rekordin e Manuel Pellegrini në sezonin 2013-14 që shënuan 156 gola./Telegrafi/