Me tre gola të shënuar në fitoren e tyre të fundit ndaj Huddersfield Toën, Manchester City është bërë skuadra e parë në pesë ligat më të mira të Evropës që arriti t’i shënojë 100 gola për sezonin.
Dy humbje në muajin dhjetor nga djelmoshat e Pep Guardiolas bën që ta humbin epërsinë në ligë ndaj Liverpool , që aktualisht janë katër pikë para.
Megjithatë, City ka befasuar që nga këto humbje, kundër Crystal Palace dhe Leicester City , duke shënuar pasta 22 gola në katër ndeshjet e fundit.
Gola e Danilos kundër Huddersfield , e arriti shifrën e 100 golave, ndërsa pastaj shënuan edhe Raheem Sterling dhe Leroy Sane.
Paris Saint-Germain janë rivalët më të afërt të Cityt me 90 gola, ndërsa Barcelona është e treta me 78.
102 golat kanë ardhur nga 17 lojtarë të ndryshëm.
Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus kanë nga 14 secili, pasuar nga Sterling (12) dhe Sane (11).
City i Guardiolas do të mundohet ta thejë rekordin e Manuel Pellegrini në sezonin 2013-14 që shënuan 156 gola./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9l2lEWn3oJU