Site icon Telegrafi

Manchester City 5-3 Monaco, notat e lojtarëve – Aguero e Falcao ‘show’ (Foto)

Goli i Sterling

Manchester City ka shënuar fitore kundër Monaco në një ndeshje të zjarrtë ku u shënuan tetë gola (5-3).

Pa dyshim që notat më të mira vijnë për sulmuesit, ndërsa më të dobëtat për portierët.

Lojtari i ndeshje ishte padyshim Kun Aguero që shënoi dy herë dhe asistoi një herë. Ai u notua me notë të lartë (9.7).

Në anën tjetër lartë u vlerësua Radamel Falcao që mori notën 7.9.

Te City nota të larta morën Sterling dhe Sane që notuan njëjtë me notën 8.4.

Lojtari më i dobët në ndeshje është portieri i Monacos, Danijel Subasic që u notua 4.6.

Te City notat më të dobëta shkojnë për Caballeron dhe Fernandinho (6.5). /Telegrafi/

Exit mobile version