Rey Manaj ka vazhduar me gola me skuadrën e Albacetes në LaLiga 2.
Sulmuesi shqiptar ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij në takim ndaj Real Zaragozas.
Vetëm pas tre minutave lojë, Manaj ka arritur ta zhbllokojë ndeshjen duke shënuar nga afërsia për 1-0.
Vendasit pjesën e parë e përfunduan me epërsinë e dy golave, por në fund Zaragoza barazoi rezultatin në 2-2.
Për Manajn ky ishte goli i tretë në futbollin spanjoll me fanellën e Albacetes.
Pas kësaj pike të fituar, Albacete zë pozitën e tretë në tabelë ku pas shtatë ndeshjeve ka grumbulluar 13 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Albacete do të luaj në udhëtim tek Real Oviedo. /Telegrafi/