Rey Manaj ka vazhduar me formë të lartë me Barcelonën B në ligën e tretë spanjolle.
Sulmuesi shqiptar ka qenë në një tjetër ndeshje protagonist me një gol të shënuar.
Barça B ka triumfuar me rezultat 3-4 në udhëtim te Villarreal B, teksa Manaj realizoi golin e katërt në këtë sfidë.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë pranoi një top në zonë dhe me një gjuajtje të fortë realizoi për 1-4.
Lushnjari konfirmon edhe njëherë se po kalon një sezon të shkëlqyer, teksa deri tani e ka gjetur 12 herë rrugën e rrjetës. /Telegrafi/