Trajneri i Pescaras, Massimo Oddo ka lënë për arsye disiplinore, Rey Manajn, jashtë skuadrës që do të përballet të dielën nga ora 20:45 me Romën.
Sulmuesi i ri i kombëtares shqiptare është në huazim nga Interi te Pescara, por nuk do të mund të luaj në Olimpico ndaj Romës të dielën, pasi ka kjo nuk është hera e parë që ai ka hyrë në telashe për incidentet në terrenet e trajnimit dhe qëndrimi e tij të keq, duke bërë trajnerin e skuadrës që ta dënoj.
“Manaj nuk është në listën e skuadrës për shkak të arsyeve disiplinore. Nuk do të jap më shumë detaje”, ka thënë trajneri italian në konferencën e tij për shtyp.
“Që tani e tutje ata që nuk janë duke punuar në drejtim të njëjtë, vetëm mund të qëndrojnë në shtëpi. Unë do të mbështetem në ata që japin të gjitha nga vetja. Vetëm ata që duan të japin të gjitha nga vetja do të përballen me Romës nesër”, përcjell Telegrafi.
“Unë do të preferojë të sjellë një fëmijë nga ekipi i të rinjve se sa të marr dikë që nuk di se si të sillet”.
“Kjo është situata sot, atëherë në qoftë se Manaj mëson se si të sillen, ai do të ketë një shans tjetër”, përfundoi Oddo. /Telegrafi/