Rey Manaj vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës ditën e sotme.
Pasi shënoi me Kombëtaren e Shqipërisë, në mesjavë ndaj San Marinos, sulmuesi lushnjar ka shënuar edhe ditën e sotme për Barcelonën B.
Pas një harkimi të bukur nga e djathta, Manaj lëviz bukur në zonë, teksa me një prekje, ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.
💥 ¡Así ha sido el 1-0 de Rey Manaj! ¡Golazo!
🔥 Gran jugada en el 1-0 de Rey Manaj!
⚽️ Great goal!
💪 SOM-HI! #ForçaBarça 💙❤️ pic.twitter.com/S2vAzhm2pX
— Barça Atlètic (@FCBarcelonaB) April 3, 2021
Ky gol i dha epërsinë Barcelonës B ndaj Alcoyano në Divizionin e dytë ne Spanjë.
Ndeshja u mbyll 2-1 në të mirë të Barcelonës B.
🔥🔥¡¡¡PERO QUE CHICHAAAAAARRO, ÀLEX!!!🔥🔥
🎩 MAAAAAAGIC GOOOAL!!!
🤩 Quin golàs d’Àlex Collado!!!
💙❤️ FORÇA BARÇA ❤️💙 pic.twitter.com/Y8mOnJDeCx
— Barça Atlètic (@FCBarcelonaB) April 3, 2021
Manaj ka shënuar nëntë gola për Barcelonën B në këtë edicion. /Telegrafi/