Telegrafi

Manaj dhe Memushaj vlerësohen pozitivisht, këto janë notat e tyre (Foto)

Skuadra e futbollistëve shqiptarë, Pescara, ka marrë një barazim shumë të vlefshëm 1-1 në udhëtim te Genoa.

Genoa dhe Pescara kanë ndarë pikët në takimin e vlefshëm të xhiros së gjashtë të Serie A.

Në këtë takim për mysafirët e Pescaras u paraqitën edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe Ray Manaj.

Memushaj ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 70-të, kur u ndërrua pikërisht nga bashkëkombësi i tij, Manaj.

Lexo po ashtu Manaj shënon edhe golin e dytë me Pescaran (Video)

Sulmuesi i huazuar nga Interi menjëherë dha impaktin e tij pasi shënoi golin e barazimit në minutën e 86-të dhe në fund u notua pozitivisht.

Manaj për aq sa luajti u notua me 6.9, teksa kapiteni Memushaj u notua me 6.6. /Telegrafi/

Notat e Manajt dhe Memushajt: