Skuadra e futbollistëve shqiptarë, Pescara, ka marrë një barazim shumë të vlefshëm 1-1 në udhëtim te Genoa.
Genoa dhe Pescara kanë ndarë pikët në takimin e vlefshëm të xhiros së gjashtë të Serie A.
Në këtë takim për mysafirët e Pescaras u paraqitën edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe Ray Manaj.
Memushaj ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 70-të, kur u ndërrua pikërisht nga bashkëkombësi i tij, Manaj.
Sulmuesi i huazuar nga Interi menjëherë dha impaktin e tij pasi shënoi golin e barazimit në minutën e 86-të dhe në fund u notua pozitivisht.
Manaj për aq sa luajti u notua me 6.9, teksa kapiteni Memushaj u notua me 6.6. /Telegrafi/
Notat e Manajt dhe Memushajt: