Manchester Unitedi dhe Tottenham Hotspur kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të Spurs në takimin që pritet të zhvillohet në Old Trafford me fillim nga ora 18:30.
Ekipi i drejtuar nga Ralf Rangnick vjen në këtë ndeshje pas një forme të rënie me një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit, por synon t’i kthehet fitores.
Good afternoon from Old Trafford ☀️ #MUFC | #MUNTOT pic.twitter.com/JHPbARcUF1
— Manchester United (@ManUtd) March 12, 2022
Në anën tjetër, mysafirët e Antonio Contes kanë dy fitore radhazi dhe synojnë të tretën për të barazuar pikët me Arsenalin e vendit të katërt.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje shkaku i lëndimeve dhe infektimeve me COVID-19, por kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Cristiano Ronaldo rikthehet nga minuta e parë.
Man Utd: De Gea; Dalot, Maguire, Varane, Telles; Fred, Matic, Pogba; Sancho, Ronaldo, Rashford;
Tottenham: Lloris; Romero, Dier, Davies; Doherty, Hojbjerg, Bentancur, Reguilon; Kulusevski, Son; Kane;
/Telegrafi/