Site icon Telegrafi

Man Utd-PSG: Formacionet e mundshme, mungojnë Neymar dhe Cavani

Paris Saint Germaini do të jetë mysafir i Manchester Unitedit në Old Trafford në fazën e parë të eliminimit direkt.

Djajtë e Kuq duken krejtësisht një ekip ndryshe nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe tani janë edhe favorit për të fituar ndeshjen e parë.

Për PSG do të mungojnë Neymar dhe Edinson Cavani, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Man Utd (4-3-3): De Gea, Young, Smalling, Jones, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Lingard, Rashford, Martial.

PSG (4-3-3): Buffon, Dani Alves, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Paredes, Marquinhos, Verratti; Di Maria, Mbappe, Draxler.

Unitedi u rendit në Grupin H me dhjetë pikë, dy më pak se Juventusi. Në anën tjetër klubi nga Parisi e mbylli Grupin C me 11-të pikë, tri më pak se Liverpooli.

Ndeshja e kthimit është me 6 mars në stadiumin Parku i Princave. /Telegrafi/

Exit mobile version