Burnyel ka arritur të marr një pikë të madhe ndaj Man Utd në ndeshjen që u mbyll 1-1.
Man Utd e nisi ndeshjen shumë mirë, duke gjetur golin me Raphael Varane i cili shënoi pas asistimit të Bruno Fernandes, por që u anulua nga VAR.
Por në minutën e 18-të, Man Utd gjeti golin kur Luke Shaë asistoi te Paul Pogba i cili shënoi për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1491146138598408192
‘Djajtë e Kuq’ kishin edhe tri raste të tjera, pasi Edison Cavani, Bruni Fernandes dhe Marcus Rashford nuk arritën të shënonin.
Por Burnley u ngjall në pjesën e dytë, duke gjetur golin në minutën e 48-të.
Jay Rodriguez arriti të mposht De Gean për të shënuar për 1-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1491157429568290819
United tentoi të kthehej në lojë në minutën e 71-të, por pasimi i Bruno te Sancho nuk u kthye në gol.
Ndeshjen ka mundur ta mbyll Cristiano Ronaldo që u fut në pjesën e dytë, por goditja e tij me kokë në minutën e 91-të shkoi jashtë.
Man Utd pas këtij barazimi mbetet në vendin e pestë me 39 pikë, ndërsa Burnley i fundit me 14-të pikë. /Telegrafi/