Manchester United mund të blihet nga Facebook, Amazon ose Dubai pasi vihet në shitje nga familja Glazer.
Pronarët e Man United kanë njoftuar se po “eksplorojnë alternativa strategjike për klubin” në atë që duket si fundi i mbretërimit të tyre të trazuar 17-vjeçar në krye.
Sipas Daily Mail, gjigantët e teknologjisë Facebook dhe Amazon janë “të besueshëm” dhe “seriozë” për të pasuar miliarderët amerikanë.
E njëjta gjë vlen edhe për shtetet sovrane, si Dubai, të cilët ende nuk kanë ndjekur shembullin si rivalët e tjerë të Lindjes së Mesme.
Dubai mund të ndjekë shembullin e Abu Dhabit, Katarit dhe Arabisë Saudite, të cilët morën nën menaxhim Manchester Cityn, Paris Saint-Germainin dhe Newcastlen.
Glazers janë të përgatitur të shesin klubin plotësisht, me një marrëveshje që pritet të jetë rreth 9 miliardë funte.
Kjo do t’i bënte që Djajtë e Kuq të ishin klubi sportiv më i vlefshëm në botë, duke kaluar Dallas Cowboys që thuhet se kanë një vlerë prej 7.23 miliardë funtesh.
Njeriu më i pasur i Britanisë, Sir Jim Ratcliffe dhe Michael Knighton, gjithashtu kanë shprehur më parë interesim. /Telegrafi/