Site icon Telegrafi

Man Utd merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Mount – tri klube janë të interesuara për të

Manchester United ka marrë vendimin e tyre përfundimtar për të ardhmen e Masoun Mount pas sezonit të tij të parë tek klubi.

Mount pati vështirësi të mëdha në sezonin e tij debutues tek Manchester United, pasi që prej se u bë pjesë e tyre në korrik të vitit të kaluar, ai ka bërë vetëm 14 paraqitje në Ligën Premier dhe ka shënuar vetëm një gol.

Pasi raportimet e fundit sugjeronin se Manchester United po e konsideron shitje e anglezit, eksperti Fabrizio Romano e ka qartësuar situatën.

“Manchester United momentalisht nuk po e planifikon shitjen e Mason Mount përkundër raportimeve. Mount gjithashtu është i fokusuar vetëm tek Man United pas një sezoni të parë të pafat dhe i gatshëm të bëjë më të mirën nën urdhrat e Erik ten Hag këtë sezon”, ka shkruar Romano në X.

Para këtij përditësimi të Romanos, Mount ishte lidhur me tri klube të tjerë në Ligën Premier pasi thuhej që Unitedi po planifikonte shitjen e tij së bashku me dy brazilianët, Antony dhe Casemiro.

Tottenhami, Aston Villa dhe Newcastle United raportohet se ishin të interesuara për shërbimet e mesfushorit, por tani duket se një lëvizje është e pamundur.

Pasi iu bashkua Unitedit nga Chelsea pas gjashtë viteve të kaluara në Londër, dhe duke marr parasysh çmimin e tij prej 60 milionë plus shtesa, pritshmëritë për Mount ishin të mëdha në ‘Old Trafford’.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve sa ishte pjesë e Chelseat, duke bërë 279 paraqitje dhe duke shënuar 58 gola e duke dhuruar 53 asistime.

Fatkeqësisht, një lëndim që pësoi në kofshë bëri që Mount të humbiste pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, andaj këtë sezon tifozët do të jenë të emocionuar të shohin më shumë nga ai./Telegrafi/

Exit mobile version