Telegrafi

Man Utd luan vetëm për fitore ndaj Norwich Cityt, formacionet zyrtare – Rashica nga minuta e parë

Manchester Unitedi dhe Norwich City kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Norwichit në takimin që pritet të zhvillohet në Old Trafford nga ora 16:00.

Ekipi i Ralf Rangnick është në një formë jo të mirë, por synon fitore për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e katërt.

Në anën tjetër, mysafirët kanë pak gjasa për të shpëtuar këtë sezon, por me një fitore të befasishme, mund të rritet besimi kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te mysafirët nga minuta e parë luan ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Man Utd: De Gea; Dalot, Lindelof, Maguire, Telles; Pogba, Bruno Fernandes, Lingard; Sancho, Ronaldo, Elanga; 

Norwich City: Krul; Byram, Hanley, Gibson, Giannolis; Normann, McLean; Dowell, Lees-Melou, Rashica; Pukki; 

/Telegrafi/