Telegrafi

Man Utd – Leicester City, formacionet zyrtare

Manchester Unitedi dhe Leicester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.  

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Dhelprave në takimin e vlefshëm për javën e pestë të Ligës Premier, i cili zhvillohet në Old Trafford nga ora 16:00.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit në kampionat dhe synon tri pikët në shtëpi ndaj Leicesterit.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të mirë me dy fitore radhazi dhe synojnë të vazhdojnë pa humbje këtë sezon në Ligën Premier.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Young; McTominay, Matic; Pereira, Mata, James; Rashford; 

Leicester City: Schmeichel; Ricardo, Evans, Soyuncu, Chilwell; Choudhury, Tielemans, Ndidi; Gray, Vardy, Maddison;

/Telegrafi/