Site icon Telegrafi

Man Utd kthehet te fitorja, mposht Evertonit falë dy penalltive

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.

Ekipi i Erik ten Hag është rikthyer te fitorja në kampionat, pas dy humbjeve radhazi, pasi kanë mposhtur Evertonin në Old Trafford.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë erdhi në minutën e 12-të me anë të Bruno Fernandes, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0, ndërsa Marcus Rashford (36’) shënoi nga penalltia për epërsinë 2-0.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë duke krijuar dhe rrezikuar më shumë, por edhe vendasit arritën ta menaxhojnë lojën.

Në këtë 45 minutësh portat mbeten të paprekura dhe Unitedi fitoi në fund me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Djajtë e Kuq e shohin veten në pozitën e gjashtë me 47 pikë, ndërsa Evertoni zë vendin e 16-të me 25 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Unitedi luan në udhëtim te Brentfordi, ndërsa Evertoni është mysafir i Bournemouthit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version