Site icon Telegrafi

Man Utd konsideron emërimin e përhershëm të Rangnick

Trajneri gjerman, Ralf Rangnick thuhet se ka impresionuar drejtuesit e Manchester Unitedit gjatë kohës si menaxher i përkohshëm dhe tani synohet emërimi i përhershëm i tij.

Rangnick ka ardhur në krye të Djajve të Kuq para disa muajve si pasues i përkohshëm në vend të të shkarkuarit Ole Gunnar Solskjaer.

Megjithatë, forma e Unitedit ka pasur ngritje në cilësi dhe rezultate duke cilësuar emërimin e Rangnick si pozitiv.

Lexo po ashtu Rangnick fiton bonus të madh nëse kualifikon Man Utd në Ligën e Kampionëve

Ish-trajneri i RB Leipzig ka shijuar një fillim të fortë si i përkohshëm dhe do t’i jepet afat deri në fund të sezonit për të treguar nëse e meriton këtë detyrë.

Por, sipas mediumit The Sun, drejtuesit e Unitedit kanë pezulluar kërkimin e trajnerit dhe po e konsiderojnë Rangnickun si menaxher të përhershëm.

Ndryshe, gjatë javëve të fundit janë përfolur emrat e Erik ten Hag dhe Mauricio Pochettino për stolin e trajnerit të klubit nga Old Trafford. /Telegrafi/

Exit mobile version