Site icon Telegrafi

Man Utd konfirmon lëndimin e rëndë të Lisandro Martinez

Manchester United ka konfirmuar në një deklaratë se Lisandro Martinez pësoi një dëmtim të ligamentit ACL në ndeshjen e Ligës Premier kundër Crystal Palace të dielën.

Dëmtimi i Lisandros ndaj Crystal Palace është po aq serioz sa u duk edhe fillimisht, kur lojtari u largua nga fusha me barelë dhe këtë e ka konfirmuar edhe vet faqja zyrtare e Djajve të Kuq.

“Ne mund ta konfirmojmë atë se Lisando Martinez pësoi një lëndim në ligamentin e kryqëzuar në ndeshjen e së dielës kundër Crystal Palace”.

 

“Vlerësimi i dëmtimit është në vazhdim për të përcaktuar kursin e duhur të trajtimit dhe afatin kohor për rehabilitimin e tij”.

“Të gjithë në Manchester United i dëshirojnë Lisandro Martinez forcë për një rikuperim të suksesshëm dhe ne do ta mbështesim atë në çdo hap të rrugës”, thuhet në njoftim.

Martinez do të mungojë për muaj të tërë dhe ka shumë të ngjarë të jetë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version